Loading…

Vendosen çmime tavan për naftën, caktohen marzha të reja fitimi

  • 04/03/2026 | 16:08

Vendosen çmime tavan për naftën, caktohen marzha të reja fitimi

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, bëri të ditur se ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve tavan për produktet e naftës në vend, transmeton Gazeta Metro.


Masa vjen pas rritjes së menjëhershme të çmimeve në treg, e ndikuar nga situata e tensionuar në Lindjen e Mesme. Sipas njoftimit zyrtar, është përcaktuar edhe marzha maksimale e lejueshme e fitimit për operatorët ekonomikë.

“Vendimi vjen pas mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të naftës, analizimit të evidencave ditore nga Dogana e Kosovës dhe raporteve të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ku është konstatuar se rritjet e çmimeve nga importi janë reflektuar menjëherë në çmimet e shitjes. Marzha tregtare maksimale e lejuar: Shitja me shumicë: deri në 2 eurocentë për litër; Shitja me pakicë: deri në 12 eurocentë për litër”, thuhet në njoftimin e minsitres.

Autoritetet kanë paralajmëruar se inspektorët do të jenë vazhdimisht në terren për të monitoruar zbatimin e vendimit dhe çdo shkelje do të sanksionohet sipas ligjit në fuqi.

Ndërkohë, brenda vetëm dy ditësh, çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar rritje deri në 10 centë për litër. Nga 1.15 deri në 1.21 euro sa ishin në fillim të javës, çmimet kanë arritur deri në 1.27 euro për litër, varësisht nga kompania furnizuese./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë