Loading…

Vendosen mbishkrime ‘Albin Zajednica’ në objektin e Gjykatës në Mitrovicë

  • 23/03/2023 | 10:07

Vendosen mbishkrime ‘Albin Zajednica’ në objektin e Gjykatës në Mitrovicë

Në objektin e Gjykatës në Mitrovicë janë vërejtur disa mbishkrime me përmbajtje ‘Albin Zajednica’, transmeton Gazeta Metro.


Këtë e ka bërë të ditur policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh të saj.

Siç thuhet të njëjtat mbishkrime dyshohet të jenë shkruar nga katër persona.

Rasti është cilësuar si ‘vandalizëm’ dhe është duke u hetuar.

”Sheshi Isa Boletini, Mitrovicë 22.03.2023 – 12:30.  Në objektin e gjykatës janë vërejtur disa mbishkrime me përmbajtje “Albin Zajednica”. Pas shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur se këto mbishkrime janë shkruar nga 4 të dyshuar meshkuj  kosovarë. Rasti është duke u hetuar,” thuhet në raport. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë