Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me Drejtorin e Investimeve Kapitale, Hysen Durmishin dhe Drejtoreshën e Arsimit, Arbërie Nagavcin, sot kanë qenë prezent në vënien e gurthemelit të sallës së edukatës fizike në shkollën “Ali Kelmendi” në Barilevë.
Ky projekt sipas një njoftimi për media të Komunës së Prishtinës do të kushtojë 177,000 euro, dhe pritet të përfundohet për 100 ditë pune sipas planit dinamik.