Loading…

Vendosi Trump: S’ka më marrëveshje me Iranin përveç dorëzimit pa kusht

  • 06/03/2026 | 15:29

Vendosi Trump: S’ka më marrëveshje me Iranin përveç dorëzimit pa kusht

Presidenti amerikan Donald Trump pas goditjeve të fuqishme sot që i dha Iranit deklaroi se s’do më marrëveshje me Iranin, përveç “dorëzim pa kusht”, transmeton Gazeta Metro.


Trump ka shtuar se Irani do të jetë një nga vendet më të madh sa i përket zhvillimit ekonomik, pas rrëzimit përfundimisht të regjimit ekstremist të Ajetollahut që “do të ndodh shumë shpejtë”.

Për rrëzimin e ekstremistëve fashist dhe çlirimin e Iranit përfundimisht presidenti i SHBA’së thotë se do t’a bëjë në bashkëpunim me aleatët dhe partnerët “mrekullueshëm dhe shumë të guximshëm”

“Nuk do të ketë marrëveshje me Iranin përveç DORËZIMIT PA KUSHT! Pas kësaj, dhe zgjedhjes së një Udhëheqësi(ësh) të MADH DHE TË PRANUESHËM, ne, dhe shumë nga aleatët dhe partnerët tanë të mrekullueshëm dhe shumë të guximshëm, do të punojmë pa u lodhur për ta rikthyer Iranin nga pragu i shkatërrimit, duke e bërë atë ekonomikisht më të madh, më të mirë dhe më të fortë se kurrë më parë. IRANI DO TË KETË NJË TË ARDHME TË SHKËLQYER. “TA BËJMË IRANIN PËRSËRI TË MADH (MIGA!).” Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! Presidenti DONALD J. TRUMP”, deklaroi Trump.

Presidenti Trump ka menduar edhe për prijësin e ri të Iranit i cili do të jetë i denj sipas tij, por që nuk e bëri me dije emrin se për kënd fliste./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë