Hakerët ukrainas kanë depërtuar kanalet televizive ruse në Krimenë e okupuar, Shën Petersburg dhe Moskë dhe kanë transmetuar paralajmërimin e Ukrainës për kundër ofensivën e shumë përfolur dhe gjithashtu ata kanë lëshuar himnin ukrainas, transmeton Gazeta Metro.
Disa mediume ukrainase kanë raportuar në se transmetuesit rus “Rossiya” dhe “Friday” janë depërtuar nga hakerët ukrainas dhe kanë transmetuar videon të prodhuar nga Ministria e Mbrojtjes ku shihen ushtarët ukrainas të armatosur dhe duke mbuluar buzët me gishtin tregues në shenjë ironie.
Këto pamje u shoqëruan me mesazhin i cili thoshte se planet duan heshtje prandaj kur të fillojë kundër ofensiva nuk do të ketë paralajmërim, raporton The New York Post.
Video përfundoi me dy aeroplanë ushtarak ukrainase duke fluturuar në qiell.
Transmetuesi publik i Ukrainës Suspilne raportoi e para për veprën e hakerëve duke cituar një banor informator që jeton brenda Krimesë përkatësisht në qytetin Simferopol.
Këshilltari i guvernorit rus të Krimes Oleg Kryuchkov konfirmoi incidentin të dielën. Ai tha se kanalet e sulmuara nga hakerët janë ndërprerë ndërsa kanalet tjera kanë funksionuar si zakonisht.
UKRAINIAN HACKERS ARE FUNNY !! 💙💛
On the 10th of may, unknown hackers from Ukraine managed to hack surveillance cameras all over Ruzzia & in the temporary occupied territories of Ukraine.From Moscow to Skt Petersburg and Crimea, people heard the #Zelenskyj appeal to Russians… pic.twitter.com/HKsx4Zkvh5
— Joel The Dane 🇩🇰🇺🇦 (@JoelTheDane) May 12, 2023
Ky sulm i hakerëve ukrainas ndaj Krimesë dhe disa rajoneve ruse nuk ka ndodhur për herë të parë. Lufta në Ukrainë nuk po zhvillohet vetëm me metoda tradicionale pjesë e luftimeve janë bërë edhe sulmet e tilla nga hakerët./gazetametro.net