Loading…

Vepra e Pajtim Statovcit nominohet për çmimin letrar të Këshillit Nordik

  • 25/02/2021 | 20:07

Vepra e Pajtim Statovcit nominohet për çmimin letrar të Këshillit Nordik

Shkrimtari kosovar nga Finlanda, Pajtim Statovci me veprën e tij “Bolla” është nominuar për çmimin letrar të Këshillit Nordik.


Lajmin e ka bërë të ditur vet Statovci nëpërmjet rrjeteve sociale, teksa ka treguar se është në mesin e 14 të nominuarve për vitin 2021.

“Novela ime e tretë është në mesin e 14 të nominuarëve për çmimin e letërsisë nga Këshilli Nordik për vitin 2021. Çfarë nderi. Faleminderit”, ka shkruar Statovci.

Çmimi i Letërsisë i Këshillit Nordik jepet për një vepër letrare të shkruar në një nga gjuhët e vendeve Nordike, që plotëson “standardet e larta letrare dhe artistike” dhe është krijuar më 1962.

Statovci ka lindur në Kosovë në vitin 1990 ndërsa është larguar për në Finlandë me familjen e tij në moshën 2 vjeçare. Ai është kandidat për doktoraturë në Universitetin e Helsinkit. / KultPlus.com/ GazetaMetro

Më të fundit
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë