Ganimete Musliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, kritikoi ashpër veprimet e Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, duke thënë se ato kanë krijuar tension të madh dhe rrezik për konflikt civil, përcjell Gazeta Metro.
Sipas saj, “liderët Vjosa Osmani dhe Albin Kurti me veprimet e tyre kanë provokuar luftë civile”. Musliu tha se qëndrimet e tyre kanë qenë të papjekura dhe kaotike, duke lënë qytetarët të hutuar për rrjedhën politike.
“Veprimet e liderëve shtetëror kanë qenë aq të pamatura e fëminore, që edhe qytetarët i kanë lënë pa tekst. Në një far pozicioni që nuk mundesh as me shpjegu, a kem apo s’kem kuvend. Mirëpo në anën tjetër ndoshta është mirë që ka marrë ketë vendim, dhe të bëhet një sqarim sa ma i shpejt dhe Kosova ta merr një drejtim”, deklaroi ajo në Klan Kosova.
Deputetja theksoi se vendi ka nevojë për qartësi dhe vendime të shpejta, që qytetarët të kuptojnë drejtimin politik dhe situatat e tensionuara të menaxhohen me përgjegjësi./gazetametro.net