Loading…

Veprimet e Turqisë përtej ‘pritshmërive’: Trump urdhëron tërheqjen e 1000 trupave

  • 14/10/2019 | 10:36

Veprimet e Turqisë përtej ‘pritshmërive’: Trump urdhëron tërheqjen e 1000 trupave

Pentagoni tha të Dielën se presidenti i SHBA Donald Trump kishte urdhëruar tërheqjen e deri në 1.000 trupave nga Siria veriore,mes një sulmi intensiv turk në forcat kurde, transmeton Gazeta Metro.


Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper tha që masa erdhi pasi SHBA mësuan se Turqia po vepronte më tepër nga ajo që pritej.Dhe Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët, po kërkojnë një marrëveshje me regjimin sirian dhe Rusinë për të kundërvepruar kundër turqve në veri, shtoi Esper.

“Ne e gjejmë veten ndërsa ne kemi forca amerikane të kapur mes dy ushtrive kundërshtare që përparojnë dhe kjo është një situatë shumë e padiskutueshme.Kështu që unë fola me presidentin mbrëmë pas diskutimeve me pjesën tjetër të ekipit të sigurisë kombëtare dhe ai tha që të fillojmë një tërheqje të qëllimshme të forcave nga Siria veriore’’- tha Esper.

Esper tha se ai nuk ishte në gjendje të sigurojë një afat kohor për shkak të situatës në ndryshim të shpejtë në terren, por shtoi se tërheqja do të kryhej në një “mënyrë shumë të sigurt, të qëllimshme”.

“Shikoni është një situatë shumë e tmerrshme atje. Një situatë e shkaktuar nga turqit … Pavarësisht kundërshtimit tonë ata vendosën të bënin këtë sulm në Siri.Dhe në këtë pikë në kohë në 24 orët e fundit kemi mësuar se ata me gjasë kanë ndërmend të zgjerojnë sulmin e tyre më tej në jug sesa ishte planifikuar fillimisht dhe në perëndim.’’/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë