Veprimet e Qeverisë së Kosovës për të përdorur Policinë e Kosovës, që t’i vë në funksion kryetarët e rinj të zgjedhur në veri të vendit, ka quar në përplasje në mes të qytetareve serb dhe policisë, kjo situatë e krijuar ka shkaktuar reagime të ashpra nga vendi më mik i Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), të cilët kanë thënë se këto veprime do të kenë pasoja serioze në marrëdhëniet mes dy vendeve SHBA-Kosovë, Shkruan Gazeta Metro.
Shteti i Kosovës sot ka marrë një goditje jo të lehtë nga Washingtoni zyrtar, ku u tha se pas veprimeve të fundit të Qeverisë Kurti në veri, do të ketë pasoja në marrëdhëniet mes dy vendeve, Kosovës dhe SHBA’së.
Në komunikatën e lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, tutje thuhet se SHBA’të dënojnë ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës siç kanë thënë, hyrjen me forcë në ndërtesat komunale në veri të vendit.
Tutje thuhet se këto veprime Qeveria e Kurtit i ka ndërmarr duke mos i dëgjuar këshillat e SHBA’së. Duke bërë thirrje që kryeministri Kurti menjëherë të ndalë këto veprime të dhunshme dhe të përqendrohen në dialog.
“I dënojmë ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës që po e përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po rrisin jostabilitetin. I bëjmë thirrje Kryeministrit Albin Kurti që menjëherë të ndalë këtë masa të dhunshme dhe të përqendrohet në dialogun e lehtësuar nga BE”.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, veprime që ajo ndërmori kundër këshillave të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës. Këto veprime kanë përshkallëzuar në mënyrë të ashpër dhe të panevojshme tensionet, duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndryshojë kursin dhe të gjitha palët të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm që do të ndezë tensionet dhe do të nxisë konfliktin”, thuhet në reagim e Sekretarit Amerikan të Shtetit.
Duhet theksuar se një reagim kaq të ashpër dhe qortues nga SHBA’të, ku vihen në pikëpyetje marrëdhëniet mes dy vendeve, shteti i Kosovës nuk ka parë më herët.
Këto reagime jo vetëm nga SHBA por edhe nga vendet e tjera mike të Kosovës përfshirë edhe Bashkimin Europian, kanë ardhur pas përplasjeve në mes të Policisë së Kosovës dhe qytetarëve serbë në veri të vendit, pasi serbët lokalë penguan kryetarët shqiptarë që të hyjnë në objektet e komunave veriore dhe për këtë intervenoi Policia e Kosovës./gazetametro.net
Ambasadori gjerman krah atij amerikan: Dënoj veprimet në Veri