Loading…

Veprimi i çuditshëm i Gareth Bale, a bëri gabim Madridi që nuk e shiti?

  • 20/09/2019 | 17:34

Veprimi i çuditshëm i Gareth Bale, a bëri gabim Madridi që nuk e shiti?

Gareth Bale po vazhdon të jetë pjesë e Real Madrid edhe pse e ka pranuar që nuk është më i lumtur në këtë ekip, transmeton Gazeta Metro.


Një video e publikuar në rrjetet sociale, shfaq Gareth Bale dhe Raphael Varane duke komunikuar vetëm me gjeste.

Varane tenton t’ia dhurojë stemën e klubit që kapitenët ndërrojnë me kundërshtarët dhe derisa po bënin foto, mbrojtësi francez deshi që atë ta mbajë një futbollistë para në mënyrë që të dali më mirë fotografia.

Ai ia dhuron Bale, ky i fundit i habitur dhe shumë i ftoftë, e merr atë dhe ia dhuron Dani Carvajalit që nuk heziton dhe e mban atë në fotografinë zyrtare para ndeshjes.

Reagimi i Bale është i çuditshëm, i ftohtë, që vështirë se do të jetë ndonjëherë më ndryshe për shkak se gjatë verës ishte me një këmbë jashtë Madridit dhe madje, Zidane që sot e lavdëron, kishte thënë: “Më mirë për të, por edhe për ne, është që ai të largohet”.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë