Loading…

Veprimtar, shkrimtar e muzikant: Lexoni 6 fakte që s’i keni ditur për Jusuf Gërvallën

  • 08/05/2021 | 10:14

Veprimtar, shkrimtar e muzikant: Lexoni 6 fakte që s’i keni ditur për Jusuf Gërvallën

FOTO: Jusuf e Bardhosh Gërvalla 

Jusuf Gërvalla ka qenë veprimtar, shkrimtar dhe muzikant shqiptar. Ka qenë themelues i grupit irredentist Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Jusufi ishte nga Deçani, ka studiuar Ljubjanë, më pas punoi si gazetar në Shkup e Prishtinë. Për t’ju njohur më mirë jetën e këtij veprimtari të madhe Metro ju sjellë 6 fakte që ndoshta s’i keni ditur:

1. Ka qenë veprimtar, shkrimtar, gazetar dhe muzikant.

Më 1 shtator 1973, Jusufi punësohet në Rilindje si gazetar kulture. Madje, të tjerët e kujtojnë si gazetarin i cili udhëhiqte emisione muzikore dhe njëkohësisht shkruante për to.

2. Në një moshë të re, ai bëhet pjesë e Lëvizjes Nacionalçlirimtare, e cila në atë kohë udhëhiqej nga Adem Demaçi. Jusufi bashkëpunëtor kryesor e kishte Sabri Novosellën.

3. Si një nacionalist i zëshëm, hyri në radarin e Policisë sekrete jugosllave, duke u shtytur të kërkonte azil në Gjermani ku themeloi Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës.

4. Pas mbarimit të shkollës fillore me sukses të shkëlqyeshëm, vie koha për të vazhduar në shkollë të mesme, mirëpo kushtet materiale familja e tij nuk i kishte stabile. Në krah i del daja nga Peja, i cili vendos që ta marrë përsipër shkollimin e tij

5. Në letërsi, ai nuk i takonte qarkut të “lapidaristëve” të poezisë fjalëpakë që e shoshiste të tashmen me shkrimin simbolplotë alegorik në petkun e arkaikes mbikohore e në frymën e visarit të traditave të lashta gojore.

6. Adem Demaçi, si bashkëpunëtor i Gërvallës, e vlerësonte lart kontributin e tij.

“Ai ishte shumë trim, shumë i vendosur. Nuk përtonte të vdiste për atdheun e vet”, kishte thënë Demaçi për dokumentarin kushtuar treshes heroike

17 janari i vitit 1982 do të mbetet në kujtesën shqiptare si një datë e cila rezultoi me humbjen e tre veprimtarëve të çështjes kombëtare. Në afërsi të  Untergruppenbach të Heilbronn-it, mebtën të vrarë Jusuf e Bardhosh Gërvalla, bashkë me Haxhi Zekën./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë