Deputeti i AAK’së, Pal Lekaj në seancën e sotme plenare ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të veprojnë edhe me murin ashtu siç vepruan me trenin.
Ai ka kërkuar që të ndalet dialogu në Serbi, duke e cilësuar si nënshtrim për Kosovën.
“Pse nuk po veproni edhe me murin siç vepruat me trenin. Njëjtë duhet të bëni dhe me dialogun të cilin duhet ta ndërprerë . Ajo është një tavolinë nënshtrimi për Kosovën, nga ajo tavolinë Serbia po merr zemër për t’ia mësyrë prapë Kosovës. Qeveria e Kosovës duhet ta thotë troç se e kupton pse u ndal Ramushi në Francë dhe përse ndodhën të gjitha këto sulme të Serbisë ndaj Kosovës”, ka thënë Lekaj./gazetametro.net