Loading…
Vera 2019: Një tregim kosovar për pushime në Shqipëri
  • 12/06/2019 | 12:07

Vera 2019: Një tregim kosovar për pushime në Shqipëri

Me projektin Vera 2019, Metro synon të ju informojë për një javë diçka që shumica e kosovarëve se kanë parë në bregdetin shqiptar, para se të fillojë sezoni turistik, për mundësi më të veçanta për ti kaluar pushimet në bregdetin shqiptar.


Pothuaje të gjithë kosovarët, e vizitojnë Shqipërinë verës, por në esencë nuk shohin më shumë se plazhet dhomat, apartmentet, marketet dhe shëtitoret e vendeve bregdetare shqiptare. Vera 2019, synon që të tregoj  më shumë, për vendet, plazhet e fshehta, lokacinet e rëndësishme historike që pasurojnë dhe mund të ju mahnisin gjatë këtyre pushimeve.

Një prej tyre është Manastiri i Ardenicës rrugës për Vlorë, ku mund të ndaleni për vizitë së paku 10 minutëshe, për të parë manastirin ku Skënderbeu vuri kuror me Donikën. Aty ku arkitektura shqiptare mesjetare vjen në shprehje, me harqet dhe shtyllat e krijuara nga ndertuesit nga Dibra, mjeshtër që historikisht njihen nga shekulli 10. Pjesën tjetër të historisë mund të ju tregoj Mihajlo Prifti, një punëtor i manastirit që shërben edhe si guidë turistike, të cilin e gjeni aty.

Ose të ju sjellë diçka tjetër si plazhi i Gjirit të Përëndisë (Gjipe). Një parajsë në Detin Jon, afër fshatit Ilias, afërsisht 10 kilometra nga Dhërmiu. Aty, pas një shtegu që ju ofron 30  minuta ecjee në një natyrë me pamje fantastike kah deti, mund të gjeni një plazhë të virgjër, ku civilizimi e ka sjellur vetëm energjinë elektrike, dhe 3 restorante që ziejnë shumë mirë. Në këtë plazh, shumica janë suedez, çekë dhe marakli të kampingut, por mund të hasni edhe turistë nga Tirana, dhe diçka nga qytei i Prishtinës. Në momentin kur zbritni, i gjeni të gjitha në Gjipe, nga ushqimi me shije, deri te interneti WiFi dhe pijet e akulloret e ftohura.

Ose rrugës kah ktheheni, të mos shkoni përgjatë kthimit tradicional vetëm drejtë Milotit, për rrugën kah shtëpija. Por ta planifikoni një ditë, që të bëni edhe turizëm kulturor apo historik, siç është edhe mundësia, që me paratë e njejta që i shpenzoni në plazh, po aq do të ju kushtonte ta kaloni edhe një ditë për vizitë në Shkodër, ose Korçë, apo Berat, ku kuzhina shqiptare, arkitektura e qyteteve dhe shtëpive do të tregojnë një pasqyrë më mahnitëse dhe më të pasur të identitetit shqiptar, transmetron Gazeta Metro.

Vera 2019, për disa javë do të synojë të ju sjellë disa nga këto mundësi për çka edhe e kemi vendosur redaksinë në bregdet, për të raportuar veçanërisht për këto mundësi. Na përcillni ju lutem.

Pushime të këndshme. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë