Loading…

Verdikti final në Hagë, Haradinaj: Krerët tanë nuk mund të barazohen me Milosevicin

  • 08/09/2026 | 09:00

Verdikti final në Hagë, Haradinaj: Krerët tanë nuk mund të barazohen me Milosevicin

Edhe 8 ditë kanë mbetur deri tek vendimi final ndaj ish-krerëve të UÇK-së.


Më 16 shtator, Haga do të japë verdiktin për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Për këtë u diskutua edhe në Programin e mëngjesit.

Ish-nënkryetari o OVL UÇK-së Nasim Haradinaj, tha se pret vendim lirues.

“Kosova nuk mund të barazohet me Serbinë. Krerët tanë dhe presidenti nuk mund të barazohet me Millosheviqin, anise ai vdiq dhe shkoi pa e marrë një vendim gjyqësor dhe juridik, bile që e shpëtoi Serbinë që mos të dënohet për gjenocid”, deklaroi Haradinaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë