Loading…

Verdikti për dhunuesin e 15 vjeçares në Pejë: Nisin hetimet edhe ndaj prokurores së rastit

  • 26/10/2021 | 19:00

Verdikti për dhunuesin e 15 vjeçares në Pejë: Nisin hetimet edhe ndaj prokurores së rastit

Prokuroria e Pejës ka njoftuar se në lidhje me rastin e verdiktit të dhënë për dhunimin e 15-vjeçares në këtë komunë, ka filluar ndërmarrjen e veprimeve disiplinore, shkruan Gazeta Metro.

Ndërmarrja e veprimeve ka të bëj me prokuroren e këtij rasti, Lirije Morina, e cila ishte pajtuar me dënimin me vetëm 8 muaj burg për personin që dhunoi 15-vjeçaren në Pejë, duke mos u ankuar në Apel.

Prokuroria e Pejës në një komunikatë për media ka njoftuar se pas përfundimit të të gjitha procedurave disiplinore, do të vendoset konform ligjit.

“Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik, se lidhur me rastin me numër : PP.nr.68/12 për veprën penale “Dhunimi”, nga neni 193, paragrafi 2, të KPK-së, Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Agim Kurmehaj, pas koordinimit me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kërkesës së  tij, për shqyrtimin e këtij rasti, menjëherë janë ndërmarrë veprimet e para procedurale për gjetjet e shkeljeve disiplinore apo ndonjë shkelje tjetër eventuale nga bartësi i kësaj lënde. Pas përfundimit të gjitha procedurave dhe gjetjeve nga autoriteti kompetent, do vendoset konform ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve​”, thuhet në komunikatë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë