Loading…

Verë në vjeshtë: Ky do të jetë moti në ditët në vazhdim

  • 22/10/2019 | 22:41

Verë në vjeshtë: Ky do të jetë moti në ditët në vazhdim

 Një ciklon i fuqishëm pritet të formohet ditëve të ardhshme në Mesdheun perëndimor, ndërsa mbi rajonin tonë dhe lindje të kontinentit fusha të presionit të lartë mbeten të bllokuara, duke favorizuar mot të qëndrueshëm dhe kryesisht me diell, shkruan Gazeta Metro.


Cikloni mbi Mesdheun perëndimor do të shtyjë rryma më të ngrohta nga Afrika veriore mbi vendin tonë, që si rrjedhojë do të sjellin mot më të ngrohtë në fillim të javës, me temperatura ndjeshëm më të larta nga vlerat mesatare.
Mirëpo në pjesën e dytë të javës, temperaturat gradualisht do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstreme, por se mbeten dukshëm mbi vlera mesatare.

Sipas parashikimeve të fundit, nga 28 tetori shfaqen tendenca për ndryshim të motit dhe rënie të temperaturave.

21.10-23.10 – Ngrohtë, kryesisht me diell.
24.10-25.10 – Pas mëngjesit më të ftohtë, ditën ngrohtë, kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 4C deri në 8C, e maksimalet nga 23C deri në 25C.
Do të fryejë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-3m/s. Shtypja atmosferike do të shënojë rritje mbi vlera normale, e më pas gradualisht do të pësojë rënie./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë