Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Beograd, ka thënë se Serbia është e gatshme për të arritur një marrëveshje përfundimtare me Kosovën, transmeton Gazeta Metro.
Ambasada e SHBA’së në Beograd ka shpërndarë në Twitter një deklaratë të diplomatit amerikan, ku gjithashtu theksohet se marrëveshja nuk do të jetë e lehtë për asnjërën palë.
”Marrëveshja nuk do të jetë e lehtë për asnjërën palë. Mendoj se Serbia është gati dhe konstruktive, dhe shpresoj që të gjithë pjesëmarrësit në negociata të veprojnë njësoj,” ka thënë Hill.
Ambasador Hil @usambserbia: “Sporazum neće biti lak ni za jednu stranu. Mislim da je srpska strana bila spremna i konstruktivna i nadam se da svi učesnici pregovora mogu da urade isto.” pic.twitter.com/iMyUqhORG0
— Američka ambasada (@USEmbassySerbia) January 30, 2023
Ndryshe, të hënën organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP), ka prezantuar një draft-statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Themelimi i Asociacionit ka qenë kërkesë e vazhdueshme nga SHBA’ja dhe Bashkimi Europian, si obligim i dalë i nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit në vitin 2013 nga të dyja palët.
Ndërkaq, më 31 janar ambasada amerikane në Kosovë do të mbajë një takim me përfaqësues institucionesh, opozitën e përfaqësues të shoqërisë civile për t’i diskutuar pikërisht alternativat për themelimin e Asociacionit. /gazetametro.net
Kurti dhe Osmani pranuan të diskutojnë nesër Asociacionin, vartësit thonë ‘Zajednica s’kalon’