Loading…
Verërat e Kosovës promovohen në panairin “ProWein 2019” në Gjermani
  • 18/03/2019 | 14:08

Verërat e Kosovës promovohen në panairin “ProWein 2019” në Gjermani

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kapllan Halimi, së bashku me Drejtorin e Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë, Bekim Hoxha, po marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të verës “ProWein 2019”, i cili është duke u mbajtur në Dusseldorf të Gjermanisë.

Në këtë panair, produktet e tyre janë duke i promovuar edhe bodrumet e verërave kosovare, siç janë: Bodrumi i Vjeter, Stone Castle, Illyrian Winery, Kosova Wine dhe Suhareka Wine. Gjatë kësaj kohe këto bodrume do ta kenë mundësinë që produktet e tyre t’i promovojnë para shumë blerësve ndërkombëtarë, e me këtë rast do të kenë mundësinë të krijojnë bashkëpunim për së afërmi me kompani të ndryshme në tregun ndërkombëtar.

Pjesëmarrja e këtyre bodrumeve në këtë panair, është mundësuar falë mbështetjes së Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, e cila gjatë tërë kohës është e fokusuar në promovimin e prodhimeve bujqësore edhe jashtë vendit.

Panairi Ndërkombëtar “ProWein2019”, është hapur më 16 mars dhe do të zgjasë deri më 20 mars 2019.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë