Loading…

Veretout: Mourinho ka ndryshuar mentalitetin e Romës

  • 13/10/2021 | 20:30

Veretout: Mourinho ka ndryshuar mentalitetin e Romës

Roma është duke zhvilluar futboll shumë të bukur në drejtimin e Mourinhos.

Jose Mourinho gjatë verës morri drejtimin e Romës dhe pas shtatë xhirove të luajtura në Serie A ekipi i tij zë vendin e katërt me 15 pikë të grumbulluara, transmeton lajmi.net.

Është ky një fillim i mirë për ‘Gjallorosët’, Jordan Veretout në një intervistë ka thënë se Mourinho e ka ndryshuar mentalitetin e ekipit.

“Mourinho ndryshoi mentalitetin tonë dhe në stërvitje ne punojmë dy herë më shumë për ta kënaqur atë. Nëse vazhdojmë kështu, mund të shkojmë larg”.

Futbollisti foli gjithashtu për duelet e radhës të ekipi të tij.

“Tani kemi një muaj të vështirë duke filluar me Juven këtë fundjavë. Ne nuk mposhtëm asnjë nga klubet e mëdha sezonin e kaluar, kështu që shpresoj se mund të bëjmë më mirë këtë herë”.

“Ne gjithmonë luajmë për të fituar dhe ky është objektivi ynë të shkojmë në Torino.Ne kemi një trajner që fitoi pothuajse gjithçka dhe kjo bën diferencën. Fitorja ndaj Juventusit do të ishte një rezultat i rëndësishëm”.

“Unë jam duke shënuar më shumë gola këtë edicion, por mund të bëjë edhe më mirë. Po stërvitem në gjuajtjet e penalltive, duke u përpjekur të qetësohem plotësisht kur e vendos topin në vend”, përfundoi Jordan Veretout.

Roma është mysafire e Juventusit të dielën nga ora 20:45.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë