Loading…

‘Veri nën tension’: Kurti shkon në Bratisllavë, a do të takohet me Vucic?

  • 31/05/2023 | 10:33

‘Veri nën tension’: Kurti shkon në Bratisllavë, a do të takohet me Vucic?

Ani pse u raportua se e ka anuluar shkuarjen në Sllovaki për shkak të gjendjes në veri, kryeministri Albin Kurti, tashmë ka mbërritur në Forumin e Bratisllavës, ku edhe do të flas për Kosovën. Ndërsa nuk dihet ne do të ketë takim me presidentin serb, Aleksandër Vucic, shkruan Gazeta Metro.


Pjesëmarrja e tij në këtë ngjarje është bërë e ditur në një postim të bërë nga faqja zyrtare e “Globsec”, ku thuhet se Kurti do zhvillojë një bisedë me titullin “Në qendër të vëmendjes: Ardhmëria e Kosovës”.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, SH.T. Albini Kurti, ka mbërritur në Forumin #GLOBSEC2023 në Bratislavë. Dëgjojeni atë më vonë këtë mëngjes në një bisedë me titull: Në qendër të vëmendjes: Ardhmëria e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Duhet theksuar se i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak i cili poashtu ndodhet atje, është duke bërë përpjekje që të organizojë një takim ad hoc mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë./gazetametro.net

p;

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë