Loading…

Verifikimi për pensione u shkakton vështirësi të moshuarve, zgjatet afati edhe për dy ditë

  • 12/08/2022 | 22:02

Verifikimi për pensione u shkakton vështirësi të moshuarve, zgjatet afati edhe për dy ditë

Zyret në Ministrinë e Mirëqenies Sociale i viziton çdo 6 muaj. Hatixhe Bardiqi përkundër vështirësive në të ecur e sëmundjeve të tjera shëndetësore, është e detyruar paraqitet për t’iu vazhduar pensioni.


Ajo thotë se në disa raste ajo mezi ec për të kryer këtë obligim.

69 vjeçarja ka një kërkesë për Ministrinë e Mirëqenies Sociale.

Edhe pensionistë të tjerë po e konsiderojnë maltretim paraqitjen për cdo 6 muaj në objektin e Departamentit të Pensioneve.

Ndërsa për personat me aftësi të kufizuara procedurat e lajmërimit kryhen në makinë.

Vetë pensionistët thonë se mund të krijohen mundësi tjera për të kryer verifikimin.

Meqenëse ishte paralajmëruar se e premtja është dita e fundit kur të moshuarit mund të kryejnë këtë procedurë, numri I atyre që u paraqitën ishte I lartë.

Për shkak të ngarkesës, zyrtarë të Departamentit të Pensioneve i thanë televizionit se afati për lajmërimin e pensionistëve zgjatet edhe për dy ditë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë