Loading…

Veriorët i quajnë të ligjshme strukturat paralele

  • 15/12/2016 | 08:48

Veriorët i quajnë të ligjshme strukturat paralele

Anëtarë të organeve paralele në veri të cilët njëkohësisht punojnë edhe me sistemin e Kosovës, kanë mohuar të jenë bërë pengesë në punën e kryetarëve të dalë nga zgjedhjet e vitit 2013.


Zoran Todiq, është njëri prej atyre që mban dy “kapela”. Ai është kryesues i Kuvendit komunal të Leposaviqit, njëkohësisht anëtar i të ashtuquajturit organ i përkohshëm i Serbisë në këtë komunë. Këta dualizma janë bërë sebep që legalët dhe ilegalët të përplasen mes vete, ku së fundi ka edhe një iniciativë për shkarkimin e kryetarit të Leposaviqit, me akuzën se ai po punon kundër interesave të serbëve dhe të Serbisë në Kosovë, shkruan Koha Ditore.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka pranuar shkresën e Kuvendit komunal të Leposaviqit, ku kërkohet inicimi i shkarkimit të kryetarit Dragan Jablanoviq. Por, MAPL-i nuk ka treguar se çfarë veprimesh do të ndërmarrë. Është vetë kreu i kësaj Ministrie, Ljubomir Mariq, i cili bashkë me kryetarët e komunave veriorëve dhe përfaqësuesit e organeve të përkohshme kanë akuzuar Jablanoviqin për tradhti ndaj serbëve, duke bashkëpunuar me Prishtinën zyrtare. Pas kërkesës së gazetës drejtuar Ministrisë së Pushtetit Lokal, kjo e fundit vetëm ka konfirmuar se është e njoftuar lidhur me situatën në Komunën e Leposaviqit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë