Sistemi i energjisë në Kosovë është afër kolapsit, kanë paralajmëruar sot nga Elektrokosmet, Sipas tyre, në qoftë se nuk reduktohet konsumimi i energjisë, duhet të ketë kufizime drastike.
Koordinatori i qendrës Elektrosmet në Mitrovicë, Zoran Obradovic tha se ështa gati arritja e pikës kritike dhe se është në rrezik të rënies së gjithë sistemit në nivele më të larta të tensionit.
Obradovic tha “Ne nxisim konsumatorët që menjëherë të shkurtojnë shpenzimet, përndryshe, i tërë sistemi i energjisë do të këcënohet”.
Nëse konsumatorët nuk fillojnë të reduktojnë konsumimin, kufizimet e energjisë elektrike do të jenë prej tre deri në katër orë reduktime të energjisë elektrike./gazetametro.net