Loading…

‘Veriu vlon’, ndërsa Kurti me ministrin italian flet si opozitar: Është koha që situata në veri të qetësohet

  • 29/05/2023 | 14:46

‘Veriu vlon’, ndërsa Kurti me ministrin italian flet si opozitar: Është koha që situata në veri të qetësohet

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Italisë, Antonio Tajani, me të cilin ka diskutuar për situatën në veri, shkruan Gazeta Metro.


Ai ka njoftuar se me Tajanin, kanë rënë dakord që është koha që situata në veri të qetësohet.

Po ashtu, ata kanë rënë dakord që, marrëveshja me Serbinë të zbatohet.

“Pata një bisedë telefonike me ministrin e Italisë, Antonio Tajani gjatë ditës sot. Të dy u dakorduam që është koha të zbatohet Marrëveshja Bazike dhe të qetësohet situata në veri”, ka shkruar Kurti në Twitter. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë