Loading…

Versioni i ri i propozimit franko-gjerman, Konjufca: Faktikisht, Serbia nënshkruan sovranitetin e Kosovës

  • 08/12/2022 | 22:02

Versioni i ri i propozimit franko-gjerman, Konjufca: Faktikisht, Serbia nënshkruan sovranitetin e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në një intervistë për Dukagjini, duke folur për propozimin franko-gjerman 2.0, ka deklaruar se nëse Serbia nënshkruan dokumentin për normalizim të raporteve, i bie që ka nënshkruar sovranitetin e Kosovës.


“Është njohje eksplicite, por s’ka njohje me notë verbale. Unë mendoj se vetëm nota verbale mungon në dokument”, pohoi Konjufca.

Por, çfarë do të thotë kjo sipas Konjufcës?

“Serbia nuk i çon notë verbale Kosovës që po e njeh, por së bashku me BE-në, të tre palët nënshkruajnë një marrëveshje në të cilën… pika e dytë është atje që Kosova dhe Serbia ia njohin sovranitetin njëra-tjetrës, pavarësinë dhe të drejtën e vetëvendosjes”, tha ai.

Duke folur për situatën e tensionuar në pjesën veriore, numri një i kuvendit theksoi se e gjitha është përpjekje e Serbisë për ta larguar vëmendjen nga procesi i dialogut.

“Strategjia e Serbisë ka qenë m’i marrë kompetencat që burojnë prej Planit Ahtisari”, nënvizoi Konjufca duke shtuar se deputetët e zëvendësuar nga komuniteti serb në Kosovë, pas dorëheqjeve të pjesëtarëve nga Lista Serbe, e bënë betimin vetëm për mos t’ua lënë vendin tjerëve.

“Kjo është për ta bllokuar pavarësinë e Kosovës, betimin e tyre nuk e pashë si diçka entuziaste, e kam parë si një strategji të Serbisë që t’i marrë krejt kompetencat çka janë në dispozicion… që ata me vazhdu betejën për Kosovën”.

“Beteja e Serbisë për Kosovën ka hy në fazën e fundit, që në mënyrë të armatosur, mos t’i lë autoritetet e Kosovës dhe shtetin e Kosovës ta kryejnë punën e tyre”.

Ndërkaq, ai potencoi se dosja e plotë e bandave kriminale në pjesën e banuar me shumicë serbe, është paraqitur para ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit, qysh në shtator të vitit 2021.

“Njeriu kryesor i sistemit të drejtësisë prej muajit shtator të muajit të kaluar e ka dosjen e plotë të bandave kriminale të veriut, asnjë veprim hiç”.

“Prej shtatorit të vitit të kaluar, e ka në tavolinë dosjen voluminoze me krejt emrat, me krejt fotografitë, me krejt incizimet e personave kryesorë të cilët e bëjnë organizimin e krimit në pjesën veriore të Kosovës”, shtoi kryekuvendari.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë