Gjykata e Apelit në seancën e kolegjit të mbajtur me 09.03.2017,e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të mbajtur më 10 tetor të vitit 2016, në bazë te të cilit i akuzuari G.S., është dënuar me 27 burgim për veprën penale vrasje e rëndë.
Në këtë mënyrë kolegji penal i ka refuzuar si të pa bazuara, ankesat e prokurorisë, palës se dëmtuar dhe avokatit mbrojtës.
Gjykata e Apelit konstatoi se gjykata e shkalës se parë nuk ka bërë shkelje të dispozitat e procedurës penale, ka vërtetuar drejtë gjendjen faktike si dhe e ka aplikuar mirë ligjin penal.
Po ashtu sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, gjykata e shkallës së parë, drejtë dhe në mënyrë të plotë i ka konstatuar dhe vlerësuar të gjitha rrethanat që ndikojnë në caktimin e llojit dhe lartësisë së dënimit në përputhje me ligjin.
Gani Sahiti është shpallur fajtor për vrasjen e drejtorit të Arsimit në komunën e Prishtinës Remzi Salihu, vrasje kjo që ka ndodhur më 3 tetor të vitit 2011 në zyrën e drejtorit Salihu./KosovaPress/