Loading…

Vesa Broja zgjedhet kryesuese e Kuvendit komunal në Mitrovicë

  • 09/12/2021 | 12:15

Vesa Broja zgjedhet kryesuese e Kuvendit komunal në Mitrovicë

Nën drejtimin e anëtarit më të moshuar të Kuvendit të komunës së Mitrovicës, Fadil Veseli, dhe në prani të kryetarit të komunës, Bedri Hamza, nënkryetarit, Arian Tahiri, është mbajtur mbledhja e rregulltë e kuvendit, për zgjedhjen e kryesuesit të KK-së.


Anëtari më i moshuar i kuvendit, Fadil Veseli, ka propozuar edhe rendin e ditës për këtë seancë, ku pas formimit të komisionit prej tre anëtarësh për zgjedhje të kryesuesit, me vota të fshehta, kryesuese u zgjodh Vesa Broja, nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila fitoi 21 vota nga të gjithë anëtarët e Kuvendit të Komunës sa ishin të pranishëm në këtë seancë.

Pas kësaj me një fjalë rasti të pranishmëve i është drejtuar kryesuesja e kuvendit, Vesa Broja, e cila ka thënë se do të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë anëtaret e këtij kuvendi, dhe është e përkushtuar për të punuar për çështje që kanë të bëjnë për qytetarët dhe të mirën e komunës.

Ndërsa pika e dytë e rendit të ditës e paraparë për këtë seancë; Propozim-vendimi për formimin e Komitetit për Politikë dhe Financa është shtyrë për mbledhjen e radhës të kuvendit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë