Loading…

Veteranët e UÇK’së mbështesin Lladrovcin për kryetar të Drenasit

  • 19/11/2016 | 19:44

Veteranët e UÇK’së mbështesin Lladrovcin për kryetar të Drenasit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është takuar me veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Drenas, pak ditë përpara zgjedhjeve të jashtëzakonshme komunale.

Kryeparlamentari ishte i shoqëruar nga kandidati i PDK-së për kryetar të komunës, Ramiz Lladrovci, në zgjedhjet lokale që do të mbahen në Drenas më 4 dhjetor.

kad

Në tubim mori pjesë edhe Naim Bazaj i cili kishte kandiduar për kryetar të komunës si kandidat i pavarur, por ishte tërhequr për ta përkrahur kandidatin e PDK-së.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë publikimin e kryetarit të Kuvendit në rrjetin social facebook:

“Gjithmonë jam ndjerë krenar në mesin e familjes sime, me ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ashtu u ndjeva edhe sot në mesin e qindra bashkëluftëtarëve, por për përkrahjen e madhe për PDK-në. Veteranët kanë dhënë shumë për Drenasin, për Kosovën. Dhanë gjymtyrë e morën plumba, që ta kemi shtetin tonë të pavarur të mbështetur në parimet e demokracisë.

Sonte përkrahje të madhe i dhanë edhe Ramizit për kryetar të Drenasit.

Përherë do të jemi bashkë, jo vetëm për Drenasin, por për tërë vendin, deri sa ta zhvillojmë ekonomikisht dhe t’iu sigurojmë perspektivë të sigurt të rinjve tanë. KV”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë