Loading…

Veseli: BE e ka izoluar Kosovën

  • 08/11/2016 | 13:24

Veseli: BE e ka izoluar Kosovën

Bashkimi Europian (BE), padrejtësisht e ka izoluar kosovën në aspektet e integrimeve dhe progresit në familjen europiane.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, vlerësoi kështu sot gjatë takimit me ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Marija Kapitanoviq, me të cilën diskutoi për marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, sidomos në rrafshin parlamentar.

“Temë e veçantë e këtij takimi ishin hapat që po ndërmerr Kosova në rrugën e integrimit evropian, me theks të veçantë, procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Duke e vlerësuar të domosdoshëm këtë hap, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se BE-ja padrejtësisht po i mbanë të izoluar qytetarët e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, Ambasadorja Kapitanoviq, nga ana e saj, tha se Kroacia mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe do të japë kontributin e saj në politikën e jashtme për anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë