Loading…

Veseli bëhet lideri i parë kosovar që takon Trump’in (Foto)

  • 22/02/2017 | 09:40

Veseli bëhet lideri i parë kosovar që takon Trump’in (Foto)

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, javë më parë ishte në Washington, me ç’rast ka takuar edhe presidentin e ri amerikan, Donald Trump.


Kështu, Veseli u bë lideri i parë kosovar që takohet me presidentin e shtetit amerikan.

“Të dashur miq, sapo pranova fotografinë zyrtare nga takimi që pata ditë më parë, në Washington, me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump”, ka thënë Kadri Veseli.

Tutje, ai ka thënë se Kosova është e bekuar me mbështetjen amerikane, dhe shtoi se ky takim ka konfirmuar besimin në mes Amerikës dhe Kosovës.

“Kosova është e bekuar që ka mbështetjen amerikane dhe ky takim konfirmoi besimin tim dhe tuajin për aleancën e përjetshme në mes të Amerikës dhe Republikës sonë”, ka thënë ai.

16831165_733939696781239_1820658895225365217_n

Para tij, vetëm Vlora Çitaku ka qenë polikanja shqiptare që ka realizuar takim me të parin e SHBA’së.

Veseli qëndroi para disa javësh në Washington, ku nga atje dha mesazhe të së ardhmes së Kosovës, që siç thoshte ai, janë anëtarësimi në NATO e BE dhe miqësia me Amerikën./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë