Loading…
Veseli: Dhuna ndaj fëmijëve dhe ndaj grave nuk duhet toleruar asnjëherë
  • 25/03/2019 | 12:17

Veseli: Dhuna ndaj fëmijëve dhe ndaj grave nuk duhet toleruar asnjëherë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thenë se përmes mënyrës se si i trajtojmë fëmijët sot, shpërfaqet edhe vizioni ynë për të ardhmen, transmeton Gazeta Metro.


Veseli këtë deklaratë e bëri në takimin e sotëm të lansimit të fushatës së Ndalimit të Ndëshkimit Trupor dhe Dhunës ndaj Fëmijëve, organizuar nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione, në bashkëpunim me partnerët mbështetës të komisionit, organizatat “Save the Children” në Kosovë dhe “Syri i Vizionit”.

Veseli tha se të flasësh për të drejtat të fëmijëve do thotë të flasësh për diçka shumë të rëndësishme në shoqërinë tonë.

Ai tha se Kosova duhet të krijojë gjenerata të përgatitura të të rinjve, të cilët janë të gatshëm të përçojnë mesazhe dhe të jenë bartës të prosperitetit, inovacionit, të edukimit e të zhvillimit.lajmi.net

“Nuk mund të paramendohet një prind i cili mund të ushtrojë dhunë ndaj fëmijës, aq më pak në shoqërinë tonë, e cila jo më larg se dy dekada më parë i është nënshkruar një dhune sistematike dhe shkatërruese, duke lënë pasoja, të cilat janë evidente edhe sot”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Tutje Kryetari i Kuvendit tha se dhuna ndaj fëmijëve e grave nuk duhet toleruar asnjëherë. E nëse ka denoncime të tilla atëhërë kemi të bëjmë me njerëz me problem psiqike që duhet të marrin trajtimet e caktuara nga psikologët dhe neuropsikiatër.

“Gjeneratat e reja janë e ardhmja e shtetit tonë dhe bartëse të zhvillimit të tij, prandaj duhet t’i trajtojmë me kujdes dhe të përkujdesemi maksimalisht për to”, theksoi kryeparlamentari Veseli.​/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë