Loading…

Veseli: Duke zhvilluar ekonominë, do t’i japim më shumë kuptim lirisë sonë

  • 03/06/2017 | 14:26

Veseli: Duke zhvilluar ekonominë, do t’i japim më shumë kuptim lirisë sonë

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në një tubim me qytetarë në qytetin e Shtimes.


Qytetarëve të Shtimes, i pari i PDK-së u ka thënë se Fillimi i Ri do t’i japë edhe më shumë kuptim lirisë sonë, duke zhvilluar ekonominë e shtetit tonë. “Ne kemi nevojë të kemi një ekonomi të fuqishme.

Ky do të jetë orientimi jonë në Fillimin e Ri, orientim i tërësishëm i të gjitha resurseve tona, gjitha kapaciteteve tona institucionale dhe financiare në përkrahje të ndërmarrësisë”, ka thënë Veseli.

Vetëm me një ndërmarrësi, sipas Veselit, e cila është e fuqishme, konkurruese dhe e zhvilluar, që prodhon të mira materiale, mund të krijojmë edhe vende të reja të punës.

“Do t’i përkrahim të gjithë ata heronj të Kosovës, që mbajnë ndërmarrje dhe zhvillojnë biznese, në mënyrë që të fuqizohen. Do të përkrahen fermerët, që jetojnë me djersën e ballit të tyre, që mbajnë familjet e tyre dhe krijojnë të mira materiale. Ky do të jetë orientimi ynë”, ka thënë Veseli.

Kreu i PDK-së ka premtuar edhe rritje të subvencioneve dhe granteve investive në bujqësi.

“Kam një mesazh për të gjithë fermerët: do t’i rrisim subvencionet, do t’i rrisim grantet, do t’i përmirësojmë aftësitë dhe kapacitetet prodhuese e profesionale, që orientimi i tyre të jetë nga një bujqësi prodhuese, në një bujqësi industriale, e cila zvogëlon importin dhe forcon prodhimin në Kosovë, duke krijuar vende të reja të punës”, ka thënë Veseli.

Ndërsa, Naim Ismajli nga dega e PDK-së në Shtime, i cili është edhe Kryetar i Shtimes, ka thënë se fitorja e 11 qershorit, do të jetë fitorja e 11-të për PDK-në e Shtimes. Ismajli ka thënë se elektorati i PDK-së në Shtime dhe qytetarët e saj e kanë ndarë mendjen për ta votuar koalicionin e madh. /gazetmetro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë