Loading…

Veseli e ka kuptuar mesazhin e qytetarëve të Drenasit

  • 05/12/2016 | 16:55

Veseli e ka kuptuar mesazhin e qytetarëve të Drenasit

Edhe pse është i kënaqur me rezultatet që kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Drenasit Ramiz Lladrovci ka arritur, kjo parti ka 5 mijë vota më pak krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, kryetari i kësaj partie Kadri Veseli, thotë se PDK, përkundër balotazhit që do shkojë ka shënuar fitore në këto zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ai, ka falënderuar dhe uruar të gjithë votuesit e kandidatit Ramiz Lladrovci, për të cilët thotë se e rikonfirmuan sërish mbështetjen e fuqishme për vizionin dhe platformën ee PDK-së për Drenasin, në funksion të arritjes së synimeve të përbashkëta.

“I përgëzoj të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit për mbarëvajtjen shembullore të procesit zgjedhor, përmes të cilit dëshmuan edhe një herë kulturën e lartë demokratike të kësaj zone. Kjo kulturë dhe ky nivel i lartë i përgjegjësisë qytetare e përcolli edhe gjithë periudhën e fushatës zgjedhore, andaj me të drejtë mund të thuhet se fituesi më i madh i zgjedhjeve të djeshme në Drenas, ishte vetë qytetari i kësaj komune”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Këtë Veseli thotë se duhet ta respektojnë oponentët politikë, edhe kur nuk u pëlqen rezultati. Megjithatë ai thotë se e ka kuptuar drejtë mesazhin e qytetarëve të Drenasit.

“Unë e kam kuptuar drejt mesazhin e qytetarëve te Drenasit. Ky mesazh kërkon reflektimin tim të qartë dhe në pajtim me këtë, unë dhe PDK-ja do të angazhohemi bashkërisht, ashtu që fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës dhe e z. Lladrovci të jetë fitore e vizionit të përbashkët me qytetarët e Drenasit. Verdikti i tyre do të jetë baza mbi të cilën do të ndërtohet edhe platforma qeverisëse e z. Lladrovci. Dhe jo vetëm në Drenas, por anekënd Republikës së Kosovës, vizioni i Partisë Demokratike të Kosovës do të ndërtohet bashkërisht me qytetarët dhe me votuesit tanë, duke i pasur në themelet e programit nevojat, kërkesat dhe aspiratat e tyre”, shkruan tutje Veseli.

Për Partinë Demokratike të Kosovës, Veseli thotë se nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa lidhja e pashkëputshme mes qytetarëve tanë dhe lidershipit partiak, andaj thotë se në ditët në vijim do të komunikojnë në mënyrë dinamike me qytetarët e Drenasit, për të fuqizuar edhe më shumë fitoren e ardhshme të Lladrovcit dhe të Partisë Demokratike të Kosovës në raundin e dytë zgjedhor./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë