Loading…

Veseli e mbledhë nesër kryesinë për ushtrinë

  • 02/12/2018 | 18:42

Veseli e mbledhë nesër kryesinë për ushtrinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pritet ta mbledhë kryesinë e Kuvendit nesër për të marrë vendim rreth ligjeve që e transformojnë FSK-në në ushtri.

Burime brenda Kuvendit kanë thënë se në mbledhjen që do të mbahet në mesditë, ligjet për FSK-në do të procedohen dhe gjasat janë që seanca për to të mbahet në mesin e muajit dhjetor, njofton gazetametro.net.

Ishte kryeministri Ramush Haradinaj që kishte iniciuar tri projektligjeve për shndërrimin e FSK’së në ushtri të Republikës së Kosovës, ndërkaq më vonë këto tri projektligje Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri e Mbikëqyrje të FSK’së, i kishte proceduar seancës plenare pakon e projektligjeve që lidhen me shndërrimin e FSK-së në ushtri, pavarësisht që emri do t’i mbetet i njëjtë.

Kujtojmë se këto projektligje kanë kaluar në lexim të parë në Kuvendit e Kosovës, me 96 vota për dhe asnjë kundër.

Këto projektligje i kanë bërë bashkë pozitën e opozitën që njëzëri kanë mbështetur ato, derisa kundër ishte Lista Serbe./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë