Loading…

Veseli: Fajin për ndërtimet pa leje e kanë institucionet që s’kanë ofruar plane e shërbime në përputhje me nevojën për banim

  • 15/09/2019 | 13:05

Veseli: Fajin për ndërtimet pa leje e kanë institucionet që s’kanë ofruar plane e shërbime në përputhje me nevojën për banim

Kandidati i PDK’së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, e ka nisur ditën e diel me një postim në Facebook për çështjen e legalizimit të banesave dhe shtëpive që nuk kanë leje poseduese, transmeton Gazeta Metro.


Veseli deklaron se një ndër premtimet kryesore elektorale të fushatës së tij në kuadër të luftës kundër korrupsionit, është zgjidhja brenda dy vjetësh e legalizimit duke futur në qarkullim miliarda euro kapital të bllokuar.

Sipas tij kjo situatë duhet të marrë fund dhe qytetarët duhet ta gëzojnë pronën tyre për të cilën kanë derdhur mund e djersë.

Në lidhje me ndërtimet pa leje ai i shfajëson qytetarët duke thënë se ata janë të detyruar të ndërtojnë pa leje sepse institucionet përkatëse nuk kanë qenë të afta që të bëjnë planifikime urbane e ofrojnë shërbime në përputhje me kërkesën e madhe në rritje për strehim.

Po ashtu kur flet për qytetarët që kanë blerë banesa ai thotë se është absurde që mijëra të tjerë kanë blerë banesa në ndërtime të larta të ligjshme, paguajnë tatimin në pronë dhe ende prej vitesh nuk u është dhënë fleta poseduese prej burokratëve të papërgjegjshëm.

Postimi i plotë i Kadri Veselit:

Vizitova banorë të lagjeve Mati dhe Kodra e Trimave të cilët nuk kanë ende tituj ligjorë pronësie për pronën e tyre. Si ta janë 350 000 mijë në Kosovë që nuk kanë fletë poseduese duke mbajtur kështu jashtë qarkullimit të ekonomisë pothuaj 10 miliardë euro kapital të bllokuar. Kjo situatë duhet të marrë fund dhe këta qytetarë duhet ta gëzojnë pronën tyre për të cilën kanë derdhur mund e djersë.

Mijëra qytetarë janë detyruar të ndërtojnë shtëpinë e tyre pa marrë leje sepse institucionet përkatëse nuk kanë qenë të afta që të bëjnë planifikime urbane e ofrojnë shërbime në përputhje me kërkesën e madhe në rritje për strehim. Mijëra të tjerë kanë blerë banesa në ndërtime të larta të ligjshme, paguajnë tatimin në pronë dhe ende prej vitesh nuk u është dhënë fleta poseduese prej burokratëve të papërgjegjshëm.

Prandaj brenda dy vjetësh nëpërmjet legalizimit të përshpejtuar të gjithë këta qytetarë do kenë titullin ligjor të pronës së tyre nëse ajo nuk cenon interesin apo pronën publike. Miliarda euro do të zhbllokohen ligjërisht e do mund të bëhen pjesë e ekonomisë sonë duke hapur dhjetra mijëra vende pune e duke ndërtuar një të ardhme më të mirë ekonomike për Kosovën./gazetametro.net

Legalizimi i përshpejtuar i ndërtesave pa leje

Vizitova banorë të lagjeve Mati dhe Kodra e Trimave të cilët nuk kanë ende tituj ligjorë pronësie për pronën e tyre. Si ta janë 350 000 në Kosovë që nuk kanë fletë poseduese duke mbajtur kështu jashtë qarkullimit të ekonomisë pothuaj 10 miliardë euro kapital të bllokuar. Kjo situatë duhet të marrë fund dhe këta qytetarë duhet ta gëzojnë pronën tyre për të cilën kanë derdhur mund e djersë. Mijëra qytetarë janë detyruar të ndërtojnë shtëpinë e tyre pa marrë leje sepse institucionet përkatëse nuk kanë qenë të afta që të bëjnë planifikime urbane e ofrojnë shërbime në përputhje me kërkesën e madhe në rritje për strehim. Mijëra të tjerë kanë blerë banesa në ndërtime të larta të ligjshme, paguajnë tatimin në pronë dhe ende prej vitesh nuk u është dhënë fleta poseduese prej burokratëve të papërgjegjshëm. Prandaj brenda dy vjetësh nëpërmjet legalizimit të përshpejtuar të gjithë këta qytetarë do kenë titullin ligjor të pronës së tyre nëse ajo nuk cenon interesin apo pronën publike. Miliarda euro do të zhbllokohen ligjërisht e do mund të bëhen pjesë e ekonomisë sonë duke hapur dhjetra mijëra vende pune e duke ndërtuar një të ardhme më të mirë ekonomike për Kosovën. Shpërndajeni këtë video nëse edhe ju pajtoheni që legalizimi duhet të ndodh sa më parë!

Posted by Kadri Veseli on Sunday, 15 September 2019

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë