Kryeparlamentari Kadri Veseli e ka nisur seancën e sotme duhe uruar deputetët për rekomandimin pozitiv për heqjen e vizave.
Ai po ashtu i ka falenderuar ata për angazhimin në miratimin e ligjeve dhe reformave tjera të kërkuara nga procesi i vizave.
Në veçanti ai permendi çeshtjen e demarkacionit, përcjell gazetametro.net.
“Me lejoni të ju uroj edhe juve për lajmin e djeshëm, në marrjen e rekomandimit pozitiv për heqjen e vizave. Ju falënderoj edhe juve si deputetë, por edhe ata të legjislaturave të kaluara që kanë kontribuar në miratimin e shumë ligjeve të rëndësishme që kanë ndikuar në këtë proces. Kemi pasur shumë sfida bashkerisht”, tha ai.
Ndryshe, dje Kosova mori rekomandimin pozitiv për liberalizim të vizave, e të cilat pritet të hiqen nga fundi i këtij viti.