Loading…

Veseli: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci janë në identitetin e shtetit tonë të pavarur

  • 20/09/2018 | 13:18

Veseli: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci janë në identitetin e shtetit tonë të pavarur

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, nuk patën fatin të kenë fëmijët e tyre, por me sakrificën e tyre, ata na lanë një trashëgimtar të paçmueshëm: lirinë e Kosovës.


Në ceremoninë e zbulimit të shtatoreve të këtyre dy heronjve në Drenas, Veseli tha se nga sot, e përgjithmonë, në këtë shesh të bukur do të qëndrojnë shtatoret e dy figurave emblematike të luftës çlirimtare, Fehmiut dhe Xhevës. “Vitet po kalojnë, gjeneratat vijnë njëra pas tjetrës, ne bashkëluftëtarët e tyre po plakemi, por veç një gjë nuk ndryshon kurrë: nderimi dhe respekti për heronjtë tanë. Ata janë gjithmonë me ne.

Në mendjet dhe zemrat tona. Në identitetin e shtetit tonë të pavarur e sovran. Ata janë krenaria jonë kombëtare“, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Kreu i Kuvendit të Kosovës tha se duke vendosur shtatoret e tyre këtu në këtë shesh të Drenasit, po jepet një mesazh për brezat që do të vijnë: ky vend përgjithmonë do të qëndrojë i lirë, i pavarur dhe sovran. “Sot, nga ky vend i nderit të kombit, ne deklarojmë pa asnjë dilemë: Kosova ka vetëm një rrugë për ta bërë – të ecë përpara në zhvillimin ekonomik, fuqizimin e shtetit dhe integrimin e plotë në botën perëndimore.

Të gjitha rrugët tjera rrugët tjera i kemi mbyllë, njëherë e përgjithmonë. Lavdi heroizmit të Fehmi e Xhevë Lladrovcit. Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit!“, tha në fjalën e tij kryeparlamentari Veseli.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë