Loading…

Veseli: Fillimi i Ri do të jetë adresë politike për Mitrovicën

  • 07/06/2017 | 20:56

Veseli: Fillimi i Ri do të jetë adresë politike për Mitrovicën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është pritur nga qindra qytetarë në lagjen Zhabarë të Mitrovicës, para të cilëve ka paraqitur platformën qeverisëse “Fillimi i Ri”.


Veseli tha se Mitrovica më shumë se çdo qytet i Kosovës ka nevojë për kujdes të veçantë nga Qeveria, ka nevojë për një fillim të ri që i garanton bashkim, zhvillim ekonomik dhe perspektivë për të rinjtë dhe gratë.

Lideri i PDK-së tha se qytetarët e Mitrovicës kanë nevojë që të kenë një adresë të fuqishme politike, ndërsa i ftoi që më 11 qershor të gjithë të dalin të bashkuar në zgjedhje dhe të bëhen pjesë e Fillimit të Ri, si platforma më e rëndësishme e cila do të ketë prioritet të veçantë qytetin e Mitrovicës.

“ Mitrovica ka nevojë për adresë politike. Mitrovica ka nevojë, jo me u përmend në Prishtinë, por ka nevojë me qenë vet në Prishtinë. E për me qenë në Prishtinë vet, për me qenë adresë politike, për Mitrovicën dhe mitrovicalitë tanë, është Partia Demokratike e Kosovës, të jeni të bindur”, tha Veseli. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë