Loading…

‘Gjaku i derdhur nga Jasharët, garanci e madhe për shtetin tonë’

  • 06/03/2017 | 11:38

‘Gjaku i derdhur nga Jasharët, garanci e madhe për shtetin tonë’

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se gjaku i derdhur nga Familja Jashari, por edhe nga heronjtë tjerë të Kosovës janë garancia më e madhe e shtetit tonë, derisa po bënte homazhe te kompleksi “Adem Jashari” në Prekaz, në kuadër të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


“Plagët janë ende të freskëta, dhimbja po ashtu, por edhe krenaria dhe forca jonë. Komandanti legjendar Adem Jashari, familja e tij dhe heronjtë e kombit janë garanti më i madh i shteti tonë të pavarur dhe sovran”, ka thënë Veseli.

“Kemi shumë punë për të bërë, por jemi të sigurt në besimin te ky gjak i derdhur dhe te kjo sakrificë”, shtoi Veseli në prononcimin e tij të shkurtër. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë