Loading…

Veseli godet Haradinajn: Këto zgjedhje vendosin nëse jemi pro ose kundër SHBA’së dhe BE’së

  • 14/08/2019 | 12:28

Veseli godet Haradinajn: Këto zgjedhje vendosin nëse jemi pro ose kundër SHBA’së dhe BE’së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thumbuar ish-kryeministrin Ramush Haradinajn duke thënë se këto zgjedhje do të vendosin nëse jemi pro apo kundër miqve të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Duke kujtuar qëndrimet e Ramush Haradinaj kundër SHBA’së dhe BE’së, Veseli ka thënë sot se Kosova duhet t’i ruaj raportet me këto dy vende.

Veseli tha se ështëi bindur se duke dëmtuar këtë lidhje dëmtohet Kosova, prandaj ai nuk do të lejoj që të ndodh kjo gjë.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Kadri Veseli ka thënë se falë luftës së UÇK-së në njërën anë dhe krijimit të partneritetit me aleatët perënndimorë, Kosova ka arritur lirinë dhe pavarësinë.

Statusi i plotë i Kadri Veselit:

Mëngjesin e sotshëm e kalova me disa miq ambasadorë që po përfundojnë mandatin e tyre në Kosovë. Ambasadorit britanik Ruairí O’Connell dhe ambasadores kroate, Marija Kapitanoviq, iu shpreha mirënjohjen për kontributin e dhënë gjatë kohës që kanë shërbyer në Kosovë dhe iu urova punë të mbarë në detyrat e tyre të ardhshme.

Kosova e arriti pavarësinë e saj fal luftës së guximshme të UÇK-së nga njëra anë dhe duke ndërtuar një koalicion të fuqishëm me partnerët ndërkombëtarë nga ana tjetër. Një nga temat për të cilat qytetarët do të duhet të vendosin në zgjedhjet e ardhshme është nëse Kosova do të vazhdojë të forcojë marrëdhëniet e saj të veçanta me aleatët tanë apo do t’i trajtojë partnerët tanë si të ishin armiq dhe të përpiqet të mbijetojë e vetmuar.

Unë gjithmonë kam besuar në partneritet. Unë mendoj se për të pasur sukses dhe prosperitet duhet të ruajmë marrëdhëniet speciale që kemi ndërtuar me SHBA dhe BE-në. Unë jam i bindur se duke dëmtuar këtë lidhje dëmtohet Kosova, prandaj ne nuk duhet ta lejojmë që të ndodh kjo gjë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë