Burime të Gazeta Metro mësojnë se Kryetari i Kuvendit nuk ka lejuar që Kuvendi i Kosovës të merr pushim të parakohshëm, që bien në kundërshti me njoftimin që ju është komunikuar personelit të Kuvendit se duhet të lirojnë zyrat deri më 15 korrik, transmeton Gazeta Metro.
Burime të Gazeta Metro ju është bërë e ditur se Kuvendi i Kosovës do të punojë së paku deri në fund të korrikut sipas udhëzimit të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh edhe partner kryesor i koalicionit me Kryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj.
Njoftimi iu ishte komunikuar personelit të Kuvendit me tetë korrik përmes email zyrtar që i njoftonte për renovimin e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës për periudhën e muajit korrik dhe muajit gusht.
Pushimi i caktuar shihej si shkas për t’i ikur mocioneve të mundshme për rrëzimin e qeverisë dhe zgjatjen e mandatit të kësaj qeverie.
Kjo lëvizje mund të shihet si edhe një mospajtim mes partnerëve të koalicionit qeverisës PAN, që ka lëkundje gjatë kësaj periudhe, mungesa e numrave më evidentja dhe iniciativat e partive opozitare për rrëzimin e qeverisë./gazetametro.net
https://gazetametro.net/kuvendi-i-kosoves-shkon-ne-pushim-para-kohe-per-ti-ikur-renies-se-qeverise-haradinaj/?fbclid=IwAR01JlJFNAcP-YWj4ogtE5bm_FUtzhmteSl7_HS6wDZ3vAZQ4bNJnvFTgjM