Loading…

Veseli ‘godet’ Kurtin: Mos ma bëj mua me gisht, trego si bëri gruaja jote 80 mijë euro

  • 21/05/2019 | 23:06

Veseli ‘godet’ Kurtin: Mos ma bëj mua me gisht, trego si bëri gruaja jote 80 mijë euro

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se me Albin Kurtin përballet çdo ditë në Kuvend dhe sipas tij, Kurti nuk mund ta drejtojë gishtin kah ai për asnjë gjë, transmeton Gazeta Metro.


“Albin Kurti kurrë nuk mundet të ma bëjë me gisht për kurrgjë, ai mund veç vetit me ja bo qysh po mendon me bë një shtëpi në Norvegji, ku i bëri 80 mijë euro bashkëshortja e tij, se po ma ulë nivelin. Kur erdh puna m’i ulë pagat, koncept majtist komunist, nuk e pranuan”, ka thënë ai në një intervistë për Rubikon të KTV-së

Veseli ka thënë edhe se s’ka parti më të korruptuar se Vetëvendosje.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në Rubikon të KTV-së ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është partia më e korruptuar dhe se për këtë e di sigurt.

“Korrupsion ka edhe në partinë time, të cilën do ta çrrënjosi. Por parti më të korruptuar, si në koncept si në çdo gjë, si Vetëvendosje nuk ka. Pasohet nga LDK-ja”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se tash për tash mund të mos ketë dëshmi mirëpo, “kur të ju prishen pak punët, do të ju dalin dëshmitë”.

“Unë jam duke folur publikisht. Edhe Devollin që e përmendin kanë marrë lek prej tyre, euro. Vetëvendosja. Kjo është ta themi spekulim por të jeni të sigurt që ma vonë, kur të ju prishën pak punët, do të ju dalin, kanë me ju dal dëshmitë. Jo vetëm kjo. Shkoni hulumtoni selinë ku e kanë pasur Lëvizja Vetëvendosje, çka i kanë bërë atij, djalit të Agim Malës. Shikoni, vërtetojeni. Shikoni një biznesmeni në Obiliq 180 mijë marka (euro) i kanë marrë, para, me thasë, shantazhimin e biznesit para 2014-s duke i atakuar”, ka thënë ai.

“Janë realitete të plota”, theksoi ai.

“Veç një e kam. Mund të gaboj në atë që nuk e di, po kur e di, flas të vërtetën. E di saktë”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë