Edhe kryeparlamentari, Kadri Veseli, është shprehur i gëzuar pas lajmit që çështja e vizave për Kosovën ka kaluar në Parlamentin Evropian.
Ai e ka konsideruar këtë si një hap tjerët drejt lëvizjes së lirë, shkruan gazetametro.net.
“Pas votimit pro nga Parlamenti Europian për liberalizimin e vizave, jemi edhe një hap më afër drejt lëvizjes së lirë”, ka thënë Veseli.
Mirëpo, ai ka thënë se institucionet janë të angazhuara në lobim që procesi të mos shkojë më larg se këtë vit.
“Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë lobimin që ky proces të përmbyllet brenda këtij viti. Qytetarët tanë e meritojnë këtë”, ka shkruar Veseli.
Ndryshe, sot Parlamenti Evropian me shumicë votash ka kaluar çështjen e liberalizimit të vizave për kosovarët. Muajin tjetër do të jetë faza kryesore ku vendoset për fatin e vizave për kosovarët./gazetametro.net