Loading…
Veseli: Inciativa për komisionin hetimor për veteranët është për të mbrojtur emrin e UÇK’së
  • 12/07/2019 | 14:12

Veseli: Inciativa për komisionin hetimor për veteranët është për të mbrojtur emrin e UÇK’së

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka folur pas mbledhjes së Qeverisë për komisionin hetimor për listat e veteranëve ku ka theksuar se kjo iniciativë është për të mbrojtur emrin e luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të ndalë manipulimin e abuzimin në emër të saj, trasnmeton Gazeta Metro.


Pas mbledhjes së kryesisë, Veseli tha se nuk do të lejojë që të vazhdohet me abuzime dhe që luftëtari i UÇK-së të jetë lëmoshë.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës është vlerë e kombit tonë. Statusi i luftëtarit të UÇK-së është i shenjtë. Askush nuk ka të drejtë me e mohu dhe as me abuzu në emrin e UÇK-së. Çdo veprim të cilin e bëj, edhe në këtë iniciativë, dëshiroj ta theksoj këtë mesazh tek qytetaret tanë e ne mënyrë të veçantë tek bashkëluftëtarët e mi: Ndjehuni krenar me luftën e juaj të cilën e keni bere për lirinë e vendit tuaj. Askush nuk mund ta mohoj kontributin e juaj. Kjo iniciativë ka të bëjë me i ndale zërat dhe manipuluesit të cilët janë duke u munduar të abuzojnë në emrin tuaj, sikurse edhe në emrin tim”, ka thënë ai.

Veseli ka shtuar se nuk do të lejojë që veteranët të jenë lëmoshë, por ata të japin kontributin për vendin.

“UÇK –ja është e shenjtë, statusi i luftëtarit po ashtu. Shteti i Kosovës, institucionet e Republikës së Kosovës, dhe unë në çfarëdo pozicioni që jam nuk do të lejoj që luftëtari të jetë lëmoshë dhe statusi i tij të varet prej 170 eurove. Pas kësaj iniciative do të këtë edhe iniciativa tjera që do ta rregullojnë statusin e luftëtarit, që kanë të bëjnë me marrjen e përgjegjësisë, me jep kontribut, qoftë në çështjen e punësimit, qoftë në inkuadrimin në ndërmarrësi”, ka deklaruar Veseli para mediave./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë