Loading…

Veseli: Izolimi i padrejtë për qytetarët e Kosovës

  • 11/11/2016 | 16:50

Veseli: Izolimi i padrejtë për qytetarët e Kosovës

Kryetari Veseli priti komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë, procesin e integrimit evropian dhe hapat që duhet ndërmarrë në këtë proces.

Kryeparlamentari Veseli potencoi angazhimet dhe përkushtimin e institucioneve të Kosovës për përmbushjen e obligimeve që ato kanë para vetes, si në proceset integruese, ashtu edhe në zhvillimin e brendshëm, të identifikuara edhe në Raportin e Progresit.

Veseli tha se Kosova po punon maksimalisht, së bashku me partnerët e saj, në avancimin e reformave evropiane për Kosovën, forcimin e shtetit ligjor dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Duke e konsideruar të padrejtë izolimin i cili vazhdon t’u bëhet qytetarëve të Kosovës, kryeparlamentari Veseli e cilësoi të ngutshme nevojën e heqjes së vizave nga ana e Bashkimit Evropian.

Komisioneri Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, e falënderoi kryeparlamentarin Veseli për mikpritjen dhe tha se vizita e tij në Kosovë dëshmon vendosmërinë për përkrahje që ka Bashkimi Evropian për Kosovën.

Ai tha se Brukseli zyrtar është i hapur për të bashkëpunuar ngushtë me institucionet e Kosovës dhe pret nga Prishtina zyrtare që të zbatojë të gjitha kriteret e kërkuara për procesin e liberalizimit të vizave.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë