Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka deklaruar se është në kontakte të vazhdueshme me përfaqësues të opozitës për të arritur konsensusin për miratimin e rezolutës për dialogun final Kosovë-Serbi.
Veseli theskoi gjatë interviste në Klan Kosova se së shpejti konsensusi do të arrihet dhe rezoluta do të miratohet në Kuvendin e Kosovës.
Po ashtu ai ka vlerësuar se presidenti i vendit Hashim Thaçi ka përfaqësuar denjësisht Kosovën në shënimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris.
“Është lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën, që Kosova si shtet i pavarur dhe sovran, reprezentohet në një ngjarje të tillë shumë të rëndësishme”.
“Lajm i jashtëzakonshëm që presidenti ynë në mënyre dinjitoze përfaqëson Kosovën. Është lajm pozitiv takimi me presidentin e SHBA-ve, me atë të Francës e shumë e shumë presidentë të tjerë nga vende të ndryshme botërore”./gazetametro.net