Loading…

Veseli: Kosova ka ngecur prej kur Qeverinë nuk e udhëheq PDK’ja

  • 22/09/2019 | 20:10

Veseli: Kosova ka ngecur prej kur Qeverinë nuk e udhëheq PDK’ja

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar sot edhe fshatrat Dobërçan, Përlepnicë dhe Zhegës të Komunës së Gjilanit, transmeton Gazeta Metro.


Veseli ka thënë se Kosova ka ngecur prej kur Qeverinë nuk e udhëheq Partia Demokratike e Kosovës, prandaj më nuk kemi kohë për të humbur.

“Ngado që po takoj qytetarë, të gjithë Partinë Demokratike të Kosovës e kanë shpresë për një të ardhme më të mirë.
Edhe banorët e fshatrave Dobërçan, Përlepnicë dhe Zhegër të Gjilanit e mbështesin vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës.
Kosova ka ngecur prej kur Qeverinë nuk e udhëheqim ne. Prandaj, nuk kemi më kohë për të humbur.
Vetëm ata që e njohin rrugëtimin e Kosovës, i pranojnë vlerat, mundin, sakrificat, sukseset dhe gabimet, e dinë saktë se cili është drejtimi më i mirë që duhet të marrë vendi ynë”, ka shkruar Veseli./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë