Loading…

Kosovës i duhet një lidership që nuk i gjuan miqtë me gurë

  • 29/05/2017 | 15:53

Kosovës i duhet një lidership që nuk i gjuan miqtë me gurë

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli tha sot në Podujevë se ka ardhur koha për fitoren e Fillimit të Ri edhe në Llap.


Veseli theksoi se pas 11 qershorit dëshirojnë që Kosovës t’i hapet një përspektivë e re me zhvillim ekonomik. Kreu i PDK-së ripërsëriti se orientimi kryesor i Fillimit të Ri do ëq jetë tërësisht në zhvillimin ekonomik, në përkrahjen e bizneseve, krijimin e vendeve të punës.

Derisa theksoi se do të dyfishohet buxheti në bujqësi nga 60 sa është tani në 120 milionë euro. Fuqizimi i grave dhe të rinjve, Veseli shtoi se do të jetë prioritet tjetër i tyre.

Ndërsa tha se nuk mund të ndërtohet e ardhmja pa respektuar pensionistët, të cilëve do t’iu rritet pensioni per 25 përqind por edhe rehabilitimin e tyre pasi sipas tij kanë lënë jetën duke punuar.

Veseli u ka kërkuar ish luftetarëve që të punojnë me përkushtimin sikurse në luftë por tani në ekonomi dhe zhvillim ekonomik. Veseli shtoi se Kosovës i duhet një lidership që nuk i gjuan miqtë me gurë. Lideri i PDK-së gjatë tubimit në Podujevë tha se Llapi është i vetmi vend që ka heroin e gjallë, Adem Demaçi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë