Loading…

Veseli: Masakra e Rezallës, obligim për ta bërë një shtet të denjë për brezat

  • 05/04/2018 | 14:59

Veseli: Masakra e Rezallës, obligim për ta bërë një shtet të denjë për brezat

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka përkujtuar sot të rënët e fshatit Rezallë të Komunës së Skënderajt, në 19 vjetorin e masakrës.


Veseli tha se sot 19 vite, u masakruan 98 qytetarë të pafajshëm. Duke shtuar se shteti kurrë s’do i harrojë këto sakrifica.

‘Rezalla e qëndresës, çerdhe e Ushtrisë tonë të lavdishme, më 5 Prill 1999, përjetoi tragjedi të paparë, me ç’rast u masakruan 98 qytetarë të pafajshëm.

Ne kurrë nuk do t’i harrojmë këto sakrifica. Në themelin e lirisë tonë dhe pjesë e kujtesës tonë, Rezalla me dhimbjen e vet, rrezaton obligim, për ta bërë shtetin tonë të denjë për brezat, pjesë e vlerave integruese euro-atlantike.

Lavdi e përjetshme për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit!’, ka shkruar Veseli./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]tametro.net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë