Loading…

Veseli mbërrinë në ambasadën amerikane: Pritet të filloj takimin me Palmer

  • 01/11/2019 | 12:08

Veseli mbërrinë në ambasadën amerikane: Pritet të filloj takimin me Palmer

Kadri Veseli ka arritur në Ambasadën Amerikanë në Prishtinë ku të takohet me Zëvendës ndihmësi e sekretarit të Shtetit i SHBA’së, Matthew Palmer, shkruan Gazeta Metro.


Momentalisht Palmer është takuar me kreun e LDK-së, Isa Mustafën, kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj, derisa për pak pritet të nisë takimi në mes të tij dhe kreut të PDK-së Kadri Veselit.

Palmer gjatë ditës ndërkaq nuk do të takohet me kreun e VV-së, Albin Kurtin i cili ndodhet në vizitë jashtë shtetit.

Palmer në mesditë do të takojë edhe presidentin Hashim Thaçi. Lajmi është bërë i ditur nga Kabineti i Presidentit, sipas të cilit takimi do të mbahet në orën 13.30.

Ndryshe, vizita e Palmerit në Kosovë ishte paralajmëruar më herët, por nuk ishte caktuar data e vizitës.

Para ardhjes në Kosovë, Palmeri qëndroi për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Zëvendësndihmësi i sekretarit të Shtetit i SHBA-së, kohë më parë u emërua si Përfaqësues Special i sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor./gazetameto.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë